Një punonjës policie është vënë në pranga pasi gjatë konfliktit me një roje sigurie të një qendre tregtare ka qëlluar me armë zjarri në tokë.
Policia njofton se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. T., 35 vjeç, (punonjës policie) si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij shtetasit A. T., 29 vjeç, pasi me datë 21.08.2021, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me rojen security të një qendre tregtare dhe dyshohet se shtetasi D. T., ka qëlluar me armë zjarri në tokë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./lapsi.al/
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...