Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Athinë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në sheshin Attiki. Shqiptari i plagosur, identiteti i të cilit ende nuk dihet ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Athinë.
Ai ka një plagë me armë zjarri. Shqiptari, po sipas medieve greke u qëllua nga një makinë.
Menjëherë pas ngjarjes, dy emigrantë hipën në një taksi dhe nën kërcënimin e një arme e detyruan shoferin t’i çonte në stacionin e Larissas, ku ata u larguan, duke lënë një armë brenda automjetit.
Policia po përpiqet të marrë një deklaratë nga shoferi i taksisë, i cili për momentin nuk është në gjendje të shpjegojë saktësisht se çfarë ka ndodhur si pasojë e kërcënimit./abcnews.al

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...