Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku ka inspektuar punimet në tunelin e Llogarasë.
Balluku tha se punimet kanë ecur mirë dhe se tashmë janë hapur 5.5 kilometra nga 6 që janë.
Zëvendëskryeministrja përmes nja video në “Facebook”, tha gjithashtu se tuneli do të jetë një shtysë e madhe për ekonominë në jug.
“Vepra ka të bëjë me infrastrukturën, ky është tuneli që ishte kthyer në një ëndërr për të gjithë shqiptarët, sidomos për investitorët në jug, për vizitorët që e duan bregdetin e jugut. Qafa e Llogarasë ishte sfidë për drejtuesit”.
“Ky tunel do jetë një arritje e madhe për zhvillimin ekonomik të jugut të Shqipërisë, për lidhjen që do të bëhet me aeroportin e Vlorës. Këto vepra do ndihmojnë njëra-tjetrën”, tha Balluku./arbresh.info/
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku