Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se qarkullimi i mjeteve në rrugën e Arbrit do të devijohet për shkak të punimeve që po kryhen në këtë aks rrugor.
Në faqen zyrtare të ARRSH njoftohet se do të ketë një bllokim të përkohshëm të segmentit nga Tuneli 2 në fshatin Shkallë deri te Rrethrrotullimi i Klosit.
Për pasojë është planifikuar mbyllja e këtij segmenti në datën 20,22 dhe 23 prill nga ora 8:00 deri në orën 18:00.
Rrugët Alternative me drejtim nga Tirana-Peshkopi dhe anasjelltas janë:
1- Rruga e vjetër Kombëtare Tiranë-Peshkopi (SH6)
2- Rruga e Fshatit Gurë i Bardhë duke u futur përmes Urës së Shkallës që të con te Rrethrrotullimi i Klosit dhe anasjelltas./abcnews.al
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje