Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, ka publikuar sot rezultatet përfundimtare të referendumit për ratifikimin e shkarkimit të Lulzim Bashës si kryetar i PD.
Në bazë të në një vendimi nga Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale, bëhet me dije se në votim kanë marrë pjesë 43,879 anëtarë të Partisë Demokratike.
Pro shkarkimit të Lulzim Bashës kanë votuar 43,385 anëtarë, ndërsa kundër kanë votuar 306 dhe 17 anëtarë kanë votuar abstenim. Të pavlefshme kanë rezultuar 171 vota.
Më tej shtohet se në bazë të këtij referendumi është ratifikuar vendimi numër 6 i Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Bashës./tvklan.al
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...
Izraeli ka filluar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike t...
“Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për sh...
“Pse vazhdove me akuza që kam ndjenja për ty edhe kur të tha...