Ish-Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi deklaroi se lirimi i Saimir Tahirit nga çdo strukturë e PS-së u bë për t’i hapur rrugë hetimeve të prokurorisë.
Sipas Çuçit, veprimi i djeshëm i Edi Ramës ka për qëllim mosintimidimin e organit të akuzës.
“Tahiri u nxor jashtë për të mos intiminuar prokurorinë për vazhdimin e hetimit. Që mos të intimidohet prokuroria u bë, pasi është ndryshe ku hetohet një deputet apo një njeri me post të lartë në PS” – u shpreh Çuçi në “News 24”.
Vendimin për të përjashtuar Saimir Tahirin nga grupi parlamentar dhe strukturat e PS-së, e njoftoi ditën e djeshme Edi Rama në një deklaratë para grupit të PS, shkruan lapsi.al.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar