Çmimet e biletave të avionëve, në verën e këtij viti kapën majat.
Të fluturoje nga Europa drejt Rinasit në fillim të gushtit, bileta në një drejtim arrinte deri në 300 euro. E njëjta gjë ndodhi dhe në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit, ku ikja nga Shqipëria ishte tepër e shtrenjtë, rreth 250-300 euro drejt qyteteve të Italisë dhe 500 euro drejt Gjermanisë.
Dr. Rolf Castro-Vasquez, drejtor ekzekutiv (CEO) i Tirana International Airport, që menaxhon me koncesion aeroportin e vetëm në vend, e pranon që çmimet e biletave në Shqipëri në verë janë një çmenduri. Por, në një intervistë të posaçme për “Monitor”, ai thotë se kjo nuk ka të bëjë me tarifat e aeroportit, që janë gjithë vitin njësoj, por me trafikun e rritur në dy-tre muajt e verës.
“Ne nuk jemi të lirë, por nga ana tjetër, kjo nuk është e lidhur me çmimet e biletave. Çmimet e biletave, veçanërisht në kohën e verës, janë të shtrenjta, sepse ka shumë njerëz që duan të fluturojnë, jo sepse ne kemi tarifa të larta”.
Tirana International Airport është gjendur së fundmi nën presionin e institucioneve të ndryshme për uljen e tarifave, që konsiderohen si një nga arsyet e biletave të shtrenjta. Autoriteti i Aviacionit Civil pohon se tarifat e larta që aplikon koncesionari pengojnë shtimin e linjave dhe hyrjen e operatorëve low cost. Qeveria, nga ana e saj, ka hapur së fundmi një tender për të audituar ecurinë e koncesionit për më shumë se një dekadë, saktësisht nga 2004 deri në vitin 2017.
Auditimi synon të skanojë ecurinë e zbatimit të kontratës së nënshkruar mes shtetit shqiptar dhe koncesionarit, duke pasur parasysh treguesit kyçë, si investimet, detyrimet, normën e fitimit dhe rikthimit të kapitalit, si dhe sa është respektuar përqindja e rënë dakord në planin fillestar të biznesit.
Nga ana e tij, Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar qeverisë që të rishikojë pagesat e shërbimeve të Aeroportit të Rinasit çdo tre vjet si një pikë që e sanksionon kontrata e lidhur mes shtetit shqiptar dhe koncesionarit.
Por, CEO i koncesionarit të Rinasit, ngul këmbë që nuk janë tarifat e aeroportit arsyeja e biletave të larta. Edhe nëse ulen tarifat, “çmimet e biletave nuk do të ndryshojnë. Nuk do ta kuptoni asnjëherë, por ato nuk kanë për të ndryshuar”, pohon ai.
Një zhvillim pozitiv është thyerja e monopolit të furnizimit me karburant, teksa një operator i dytë do të fillojë të funksionojë këtë javë.
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...