Partia Socialdemokrate ka reaguar pas dështimit të pranimit të Kosovës në INTERPOL. PSD thotë se është e zhgënjyer me mosmbështetjen e kërkesës së Kosovës për anëtarësim.
PSD’ja me anë të një komunikate ka shprehur zhgënjimin e saj për mospranimin e Kosovës në INTERPOL, duke thënë se fushata agresive e Qeverisë së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës, dëshmon dështimin e deritanishëm të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
“Fushata agresive e Qeverisë së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol dëshmon dështimin e dialogut të deritanishëm midis Kosovës dhe Serbisë. Ngjarja e sotme duhet të shërbejë si leksion për pushtetin, që të bashkërendohet me opozitën, për ta rikonfiguruar sa më parë dialogun me Serbinë. Dialogu i drejtuar nga Presidenti Thaçi po e bën Serbinë çdo ditë e më shumë agresive kundrejt Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, PSD’ja thotë se kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie politike e profesionale, nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, lidhur me dështimin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar