Teksa na ndajnë vetëm tri ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i qeverisë, Edi Rama, ka bërë parashikimin e tij për rezultatin e garës politike.
Në një foto te titulluar “Memorandum II” shihen përllogaritjet e detajuara të shefit të qeverisë për të dymbëdhjeta qarqet e vendit. Sipas këtij projeksioni, ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2021, ku Partia Socialiste mori 74 mandate, pas 11 majit, Rama parashikon të paktën katër mandate plus.
“78 është minimumi. Çfarë janë të mundshme plus kësaj?! Është një në Kukës…” tha z. Rama.
Në kolonën e tretë, që tregon variantin optimist me 50 për qind siguri shtesë, kryeministri Rama parasheh edhe dy mandate të tjera në Tiranë, duke e çuar parashikimin total në 88 deputetë.
“Kemi një tjetër në Dibër, të mundshëm. Kemi një në Lezhë. Kemi një në Durrës. Kemi dy në Tiranë. Kemi edhe një tjetër në Elbasan. Në Korçë nuk lëvizim, rrimë te 6-ta. Kemi edhe një tjetër në Fier. Kemi edhe një në Vlorë. Këto janë të mundshme, me 50 për qind,” u shpreh kryesocialisti.
Dokumenti u nënshkrua nga kryeministri gjatë një takimi me banorët e fshatit Kuç në Vlorë, qyteti ku ai pak orë më herët mori pjesë edhe në testimin e parë të aeroportit të ri./rtsh
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...