Që në orët e para të mëngjesit, familjarë dhe aktivistë po protestojnë sërish para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku ndodhen të arrestuarit pas ngjarjeve në Rrugën e Kombit.
Atyre iu bashkuan paradite edhe deputetët e Partisë Demokratike.
Protestuesit kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve. Ata i kërkojnë Kryeministrit t’i lirojë menjëherë, para se të jetë vonë.
“Unë jam këtu të përkrah kuksianët. Është shumë i gabuar ndalim. Ai është i apligjshëm. Rruga nuk është e kuksianëve, por e të gjithë shqiptarëve dhe paguhet me taksat e popullit. I bëjmë thirrje qeverisë, kryeministrit, të lirojë të ndaluarit. Ne nuk jemi këtu për parti, as nga e majta as nga e djathta. Ne jemi vetëm për drejtësi. Partitë politike, Rama dhe Basha duhet të japin dorëheqje”, shprehet një prej protestuesve.
“Ata duhet të lirohen sa më parë. Ata qëndrojnë në burg për të plotësuar dëshirat e Edi Ramës, sa nuk është vonë, ai duhet t’i lirojë sa më parë”, thotë një tjetër protestues.
“Unë jam një nga protestuesit e 21 Janarit. Kam protestuar dhe kam bërë të pamundurën që Edi Rama të vinte në pushtet, por populli shqiptar nuk e paska ditur se çfarë ka sjellë në pushtet. Nëse Rama ka gjak shqiptari në orën 12:00 të lirojë djemtë kuksianë dhe ata baballarë që janë të sëmurë aty dhe atëherë do e vërtetojë që e do Shqipërinë”, shprehet një tjetër protestues./tch
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...