Protesta në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së taksës ka dalë jashtë kontrollit dhe protestuesit pasi u përleshën me forcat e policisë, kanë shkatërruar edhe koncesionarin e ngritur për pagesën e taksës, duke i vënë flakën.
Protestuesit janë futur edhe brenda sporteleve dhe kanë shkatërruar edhe kompjuterët.
Protestuesit kanë goditur me gurë punonjësit e policisë, të cilët vendosën një kordon para për të penguar dëmtimin e vendit ku bëhet pagesa. Protestuesit kanë thyer xhamat në sportelet për pagesën e taksës.
Nga përplasja mes policisë dhe protestuesve mësohet se ka edhe persona të lënduar.
Agjentët në terren janë duke bërë verifikimet dhe do të nisin procedim për disa nga protestuesit.
Më herët, policia bllokoi automjetet që vinin nga Kosova për t’u bashkuar në protestën kundër vendojes së taksës për Rrugën e Kombit./Top channel


Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...