Disa protestues i vënë flakën pemës e Krishtlindjeve tek Kryeministria.
Pas rreth një ore te Ministria e Brendshme, protestuesit që kërkojnë drejtësi për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodjan Rasha, janë zhvendosur te Kryeministria në Tiranë.
Në një moment disa individë kanë tentuar që të rrëzojnë edhe pemën e Krishtlindjeve të vendosur anash Kryeministrisë.
Më pas pemës së Krishtlindjeve i është vënë flaka. Megjithatë protestuesit janë ndalur dhe pema nuk është djegur plotësisht. Ndërkohë edhe nga ana e policisë nuk ka pasur rezistencë për të penguar protestuesit, transmeton tch.
Haradinaj nga Gjakova: Kosova s’është mirë, duhet bërë më e ...
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it