Pas zhvendosjes nga Kuvendi i Shqipërisë për te Kryeministria, protestuesit që duket se janë më të paktë në numër kanë bërë një gjest demonstrativ, duke djegur një nga “simbolet” që kanë mbajtur gjatë të gjithë protestës-marshim të ditës së sotme.
Përpara Kryeministrisë, një piramidë kartoni e vizatuar me breza bardhezi, e që mbante emrin e kryeministrit Rama në krye, për të vijuar me shënime si “PPP-Kullat”, “Pastrimi i parave”, “Oligarkët”, “Droga”, “Krimi-Blerja e votave” dhe me bazë “Rilindjen”, është shkrumbuar nga të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së.
Me këtë akt i është dhënë edhe fund protestës së sotme, për t’u zhvendosur në ambientet e selisë blu, siç kanë bërë edhe në të kaluarë, por këtë herë në mungesë të një fjale përmbyllëse nga kryetari Basha.
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...