Prej dy ditësh policia ka nisur sekuestrimin e monopatinave për shkak të numrit të lartë të aksidenteve.
Ndërkohë ditën e nesërme është njoftuar një protestë në orën 10:00, përpara Komisariatit të Policisë Rrugore, pas sekuestrimit masiv të monopatinave elektrike në kryeqytet.
Sipas organizatorëve, me qindra monopatina janë konfiskuar në bazë të një urdhri të shpërndarë vetëm në rrjetet sociale, pa asnjë dokument zyrtar nga policia.
Ata e konsiderojnë këtë veprim si “shkelje të hapur të ligjit” dhe “cenim të pronës private”, që u ka shkaktuar qytetarëve humbje të padrejta financiare.
Organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë pronarëve të mjeteve elektrike që t’u bashkohen në protestë për të kërkuar sqarime dhe përgjegjësi për këtë aksion qe ata e cilësojnë të paligjshëm./euronews.al
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...