Një tjetër punonjës policie ka mbetur i plagosur në ditën e katërt të protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga një efektiv i “Shqiponjave”.
Përmes një njoftimi zyrtar mësohet se rreth orës 19:30, te Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjësve të policisë nga turma e protestuesve është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1.
Mësohet se i plagosuri u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”.
Ju kujtojmë se në ditën e parë të protestave mbeti i dëmtuar rëndë në sy një tjetër efektiv, Fadil Allaraj.
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...