Gjykata ka dhënë masat e sigurisë për 24 të arrestuarit gjatë protestës së datës 11 dhjetor në Tiranë, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha.
Gjyqtarja Ardiana Bera ka dhënë vendimin që 4 prej tyre të lihen në burg, ndërsa 6 të tjerë burg me afat 10 ditë deri në datë 24 dhjetor. Për katër të arrestuar të tjerë gjyqtarja ka dhënë masën “arrest ne shtëpi”, dhe për 10 të tjerë është caktuar masa “detyrim për paraqitje”.
Mbi të arrestuarit të gjithë mbi 18 vjeç rëndonte akuza e dhunës së ushtruar në protestë.
Ndërkaq, protesta vijon edhe sot në ditën e gjashtë, ku protestuesit i qëndrojnë kazus së tyre, ndërsa kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën dhe largimin e drejtorit të policisë, Ardi Veliut./abcnews.al/
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...