Studentët vijojnë protestën e tyre për të disatën ditë me radhë. Këtë të shtunë, grupit të studentëve të mbledhur përpara Kryeministrisë i janë bashkuar edhe banorët e “Astirit”.
Ndryshe nga disa ditë më parë, kur studentë të mbledhur para Ministrisë së Arsimit refuzuan banorët e kësaj zone të kryeqytetit, që protestojnë për një tjetër kauzë nga ajo e tyre, këtë herë grupi që proteston para Kryeministrisë i ka mirëpritur.
Të gjithë së bashku po protestojnë tashmë si për kërkesat e studentëve, edhe për prishjen e ndërtimeve të paligjshme në zonën e “Astirit”, të prekura nga projekti i “Unazës së madhe”./tch

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...