Policia ka nisur procedimet penale ndaj protestuesve të sotëm të opozitës. Vetëm në Lushnje janë proceduar rreth 123 persona. Ky fakt konfirmohet për Syri.net nga burime të Policisë së Lushnjes, të cilët nuk përjashtojnë mundësinë se ky numër mund të rritet më shumë.
Sipas policisë, procedimet penale i janë referuar prokurorisë për protestë të paligjshme dhe pjesëmarrje në protestë të paligjshme.
Mes të proceduarve janë edhe zyrtarë e deputetë të Partisë Demokratike, por për momentin emrat e tyre nuk bëhen të ditur.
Të tjera burime zyrtare konfirmojnë për Syri.net se edhe në qarqet e tjera janë duke u analizuar provat e mbledhura gjatë protestës së sotme.
Pavarësisht se në protestë nuk u shënua asnjë incident i vetëm në të gjithë vendin, forcat e rendit duket se kanë nisur persekutimin ndaj qytetarëve për t’i ndaluar të marrin pjesë në protestë.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar