Ndërkohë që protestohet në disa qytete të vendit lidhur mbi vrasjen nga policia të të riut Klodian Rasha, ditën e djeshme, për shkak se theu orën karantinore, një tjetër qytet raportohet se i është bashkuar protestave mbarëkombëtare.
Qytetarë të shumtë kanë marshuar në rrugët e Gjirokastrës.
Ata janë ndalur tek Institucioni i Prefektit të Qarkut ku edhe kanë ndezur qirinj, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e të riut.
‘Jemi këtu për të mbrojtur jetën e të gjithë fëmijëve tanë. Po përballen më policinë diktatoriale”, u shpreh një nga qytetarët.
Ndërsa të tjerët shprehen të tronditur për vrasjen e të riut, po ashtu kërkuan edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj./syrinet
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...