Në mbyllje të fjalës së tij para turmës prej mijëra njerëzish, kreu i PD-së, Lulzim Basha ftoi turmën që të vijojë marshimin drejt Sheshit Skënderbej, pranë Ministrisë së Brendshme.
Ende nuk dihet plani i vijimit të protestës, por tani turma është duke u zhvendosur drejt Ministrisë së Brendshme, ku pritet të protestojë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.
Më herët u raportua se Fatmir Xhafaj po qëndron dhe do të vijojë të jetë në zyrë, gjatë zhvillimit të protestës së opozitës.
Edhe këtë herë, në fjalën e tij, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se nëj projekt i së keqes, që i shërben vetëm krimit dhe korrupsionit, ndërsa po zhvat gjithmonë e më shumë shqiptarët./Top Channel
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë