Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, ka shkuar në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar në lidhje me protestën e 8 Janarit. Bardhi i tha gazetarëve në hyrje të organit të akuzës se do të flasë pasi të dëshmojë.
Ndërkohë në orën 12:00 është njoftuar se në ambientet e Prokurorisë do të shkojë për të dhënë dëshminë e tij kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Bardhi e Basha pritet që të pyeten nga dy prokurorë, Elio Mazreku dhe drejtuesja e Prokurorisë së tiranës, Elisabeta Imeraj.
Ata do të pyeten për akuzat se brenda selisë blu ka pasur persona të armatosur dhe me precedentë penalë, por edhe për dhunën me mjete të forta, si dhe gaz nga ana e personave që ndodheshin së bashku me ta në katin e dytë të ndërtesës së PD gjatë kohës që protestuesit tentuan të futen në seli.
Në Prokurorinë e Tiranës dhanë deklarimet e tyre një ditë më parë edhe ish-Kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Flamur Noka./tvklan.al
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...