Partia Socialiste ka dorëzuar në Presidencë shkresën për propozimin e Edi Ramës si kryeministër.
Bazuar në nenin 96 të kushtetutës, përcaktohet se presidenti emëron kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive që ka shumicën e vendeve në Kuvend.
Me mandatimin e kryeministrit nga Presidenti, i pari qeverisë së re i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij. Edhe pse është kryeministri që i dërgon për dekretim ministrat, fjalën e fundit e thotë kreu shtetit i cili në të shkuarën në rastet e Sandër Lleshajt dhe Gent Cakajt, pati hezitim në lëshimin e dekreteve, që shënoi edhe pikënisjen e përplasjes së madhe me Partinë Socialiste e cila e propozoi dhe e çoi Ilir Metën në presidencë.
Para dy ditësh, presidenti Edi Rama prezantoi qeverinë e re me të cilën do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.
Presidenti Ilir Meta e hodhi hapin e tij të parë konform kërkesës së kushtetutës për ta mbledhur kuvendin e ri më 10 shtator. /Tch/
Afërdita Bytyçi zgjedhet anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kos...
Xi: Kina synon të mbështesë rendin botëror të bazuar në OKB
Falë ndihmës së qytetarëve, policia identifikon të dyshuarin...
Qyteti i Sarajevës i bashkohet procedurës penale në Milano k...
Parisi ofron dy lojtarë dhe miliona euro për transferimin e ...
Edi Rama nga Izraeli: Unë jam katolik, gruaja myslimane, fëm...