Në një aktivitet të zhvilluar në Gjirokastër, “Dita e hapur” e Forcave të Armatosura, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, u ndal te rëndësia që kanë Forcat e Armatosura për rininë shqiptare.
Sipas tij, institucioni ofron një karrierë të qëndrueshme dhe me vlera qytetare, një profesion me të cilin i shërben vendit, formohesh si qytetar dhe si profesionist.
“Karriera në Forcat e Armatosura është një karrierë e qëndrueshme, me një larmi profesionesh dhe mundësi për specializime në shkollat me prestigjioze të planetit. Vitet e fundit, qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë investimesh, edhe për trajtimin financiar, duke e renditur Forcën e Armatosur në forcën më të mirëpaguar në rajon,” deklaroi ministri Vengu.
Në aktivitet morën pjesë edhe të rinj të interesuar për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura, të cilët panë nga afër prezantimin e pajisjeve ushtarake dhe patën mundësinë të informohen mbi kriteret e pranimit.
“M’u duk shumë interesant. Ka oportunitete të mëdha, pse jo, për ata që e kanë pasion këtë gjë,” u shpreh një i ri i interesuar.
Përmes këtyre aktiviteteve promovuese, Ministria e Mbrojtjes synon të afrojë të rinjtë drejt një strukture që nuk ofron vetëm stabilitet, por edhe ndjenjën e përkatësisë dhe të shërbimit ndaj vendit./rtsh
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...