Prokuroria e Përgjithshme e ka çertifikuar si të pastër kryetarin e Bashkisë së Krujes, Artur Bushi për të cilin disa muaj më parë u deklarua hapja e hetimeve sipas ligjit të dekriminalizimit.
Në materialin që i është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, organi qëndror i akuzës pohon se pas verifikimeve te kryera ka konstatuar se subjekti deklarues Artur Bushi nuk përfshihet në fushën e ndalimit të parashikuar në ligjin e dekriminalizimit.
Në formularët e vetëdeklarimit të Kryebashkiakut pranohej se ai ishte ndaluar dy herë në Itali, së pari në 1996 për shfrytëzim prostitucioni dhe së dyti në 2010 për trafik droge, raporton ora news, transmeton arbresh.info.
Por gjatë hetimeve, kryebashkiaku Bushi ka bashkangjitur një sërë vërtetimesh që tregojnë se dosjet ndaj tij janë mbyllur.
Në përfundim, Prokuroria shprehet se gjatë këtyre hetimeve ka kryer një verifikim të plotë e të gjithëanshëm ndaj tij./Arbresh.info
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...
Kusari: Nuk ka krizë me derivate në Kosovë, furnizimi stabil...
MMPH nis procesin për heqjen e pengesave në lumenjtë e Kosov...
Galatasaray në epërsi pas pjesës së parë ndaj Liverpoolit