Unioni i Prokurorëve nuk priti gjatë dhe menjëherë sapo Kodi i ri i Procedurës Penale hyri në fuqi të martën, dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese padinë për shfuqizimin e disa neve të ligjit.
Në padinë e sigurar nga Top Channel, unioni ngre shqetësimin se kodi i ri kufizon funksionin dhe kompetencat kushtetuese të prokurorisë për ushtrimin e ndjekjes penale.
Në padi renditen të paktën 7 nene të Kodit të Procedurës Penale që, sipas prokurorëve, shkelin hapur Kushtetutën duke i kaluar kompetencat e prokurorit për ndjekjen e çështjes penale tek gjykata.
Ligji i ri i jep të drejtë prokurorit të pushojë çështje vetëm për kundravajtje penale dhe i jep gjykatës kompetencën, sipas unionit, antikushtetuese, për të gjykuar kërkesën e prokurorit për pushimin e akuzës apo për dërgimin në gjyq të çështjes për krimet.
Unioni thotë në padinë drejtuar Gjykatës Kushtetuese se “heqja e ekskluzivitetit të organit të Prokurorisë në ushtrimin e ndjekjes penale përbën shmangie të këtij organi nga ushtrimi i veprimtarisë së tij kushtetuese, duke cënuar edhe parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve”.
Megjithëse Kodi i Procedurës Penale nuk është një nga 7 ligjet bazë të reformës në drejtësi, ai është një ligj bazë për veprimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve në dhënien e drejtësisë.
Aktualisht, Gjykata Kushteteuse ka në proces edhe 3 ligje të tjera të reformës në drejtësi, ku më i rëndësishmi është ai i “vetting”-ut, pasi gjyqtarët kërkojnë të shpallin antikushtetuese pjesën e kontrollit të figurës së njerëzve të drejtësisë. /TopChannel/
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...