Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani inspektuan punimet që po kryhen për realizimin e projektit të ri të parkimit nëntokësor me dy kate dhe rehabilitimin e fasadave të sheshit “Avni Rustemi”.
Ristani u shpreh se do të krijohen 210 vende parkimi nëntokësore, me lehtësira edhe për personat me aftësi të kufizuara.
“Pazari u hap dhe kishte shumë vizitorë. Kishim një parkim publik që nuk i përmbushte nevojat. Nevoja për më shumë parkim nëntokësor për të mos zënë hapësira publike ishte imediate. Do të kemi 210 vende parkimi në dy nivele. Në të parin dhe të dytin, do të ketë 8 vende për personat me aftësi të kufizuara, me të gjitha lehtësirat, me ashensorë dhe rampat respektive. Puna është ndarë në dy segmente që të mos bllokohet trafiku. Mendoj se do të rregullojë pjesën kaotike.”, tha Ristani.
Ndërsa Rama kërkoi rishikim të strategjisë dhe bashkëpunim të bashkisë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
“Duhet ta shikojmë strategjinë dhe bashkë me fondin e zhvillimit, që ka bërë projekte të suksesshme, duhet që të bëjmë një bashkëpunim mes bashkisë dhe fondit që të rishikojmë strategjinë dhe në cilat pikat kryesore mund të ndërhyjmë dhe më pas të shohim financimin e ndërhyrjes që të jetë i shpejtë dhe të mbulojë sa më shumë nevojën sepse kjo histori e parkimeve bëhet problem.”, u shpreh Rama./abcnews.al
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...