Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë me dije rritjen e pagave për ushtarakët në Forcat e Armatosura. Ai sqaroi se me projektbuxhetin e vitit 2026, rritja për kategoritë Ushtari IV deri te Gjeneral Lejtnanti do të jetë +5,875 lekë.
Ministri theksoi se kjo rritje pagash vjen, jo vetëm si pjesë e politikës së qëndrueshme dhe vendimeve të qeverisë për garantimin e kushteve më të mira të punës dhe jetesës, por edhe si një vlerësim për ata të cilët shërbejnë me përkushtim.
“Më shumë vlerësim për ata që shërbejnë me përkushtim. Rritja e pagave për ushtarakët në Forcat e Armatosura është pjesë e politikës së qëndrueshme dhe vendimeve të Qeverisë Shqiptare për të garantuar kushte më të mira pune dhe jetese.
Me Projektbuxhetin 2026, pagat përfshijnë rritje që shkon deri në +5,875 lekë, nga Ushtari IV deri te Gjeneral Lejtnanti, së bashku me shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor”, shkruan Vengu në rrjetin social Facebook./rtsh
Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...
47 sportistë të rinj përfitojnë bursën “Shpresa Olimpike 202...
Kurti: Kompromisi në një demokraci duhet të jetë demokratik,...
Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin ...
Goditi me grusht kapitenin e ekipit kundërshtar, portieri sp...