Një pedagog 75¬vjeçar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, akuzohet se ka rrahur dy studente.
Për këtë arsye, policia ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë për pedagogun me inicialet K.G.
Policia bën me dije se ai dyshohet që ka rrahur dy studentet e tij, përkatësisht 22 dhe 24 vjeç, paraditen e 16 shtatorit. Mësohet se dy studentet kishin dhënë provim me të dhe kishin shkuar të merrnin notat. Njëra prej tyre kishte marrë 6, ndërsa tjetra 4. Studentja që kishte marrë 4 ishte kapur me kopje.
Dy studentet kanë kërkuar shpjegime nga pedagogu dhe më pas mes tyre ka nisur një debat. Pedagogu më pas, sipas denoncimit të studenteve, i ka qëlluar ato./GazetaTema/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës