Profesori i njohur tërhiqet nga PD, vjen reagimi i parë nga selia blu

00:11 | 21 Korrik 2021

Deputeti i zgjedhur i PD, Ervin Salianji, thotë se edhe ai ndjen keqardhje që jashtë listës 300 anëtarëshe të Këshillit mbetën shumë qëndrestarë dhe njerëz me kontribute në PD.

Pas kësaj liste pati shumë reagime.

Një nga zërat kundër ishte dhe Ardian Isufi, profesori i njohur në Universitetin e Arteve, i cili deklaron se PD funksionon si një klan me tipare arkaike.

“Reagimet pas zgjedhjeve kanë edhe emocionin të përfshirë. Ardian Isufi është një prej artistëve më me vlerë në hapësirën shqiptare dhe padiskutim që i bën nder dhe PD. Por një organ partiak si Këshilli Kombëtar mbase mund edhe ti rrijë ngushtë njerëzve me profil të lartë. Do të ketë dhe ka hapësira PD për të përfshirë çdo personalitet që në fushën e vet të ekspertizës është një nga më të mirët”, tha Salianji.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara