Policia e Shtetit njoftoi se pas bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Bern, Zvicër, u ekstradua drejt Shqipërisë, shtetasi Xh. K., 39 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi kriminal”.
Shtetasi Xh. K., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në kuadër të grupit kriminal, kanë prodhuar dokumente identifikimi të falsifikuara, kryesisht për shtete të BE-së, për shtetas që synonin të udhëtonin drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe vendeve të BE-së./a2cnn
Trump paralajmëron udhëheqësit e Venezuelës: “Bashkëpunoni” ...
Sali Berisha në SPAK/ Dosja “Partizani”, paraqitet për masën...
Konfiskohen 182 fishekë në Zhakovë të Istogut, arrestohen pe...
Juventusi ka dy sulmues në listë, njëri nga ta i bashkohet n...
Ky është burgu ku mbahet Nicolas Maduro
Mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku e 52 aksidente brenda 24-orëv...