Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të presë ditën e hënë (13 tetor), presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Vizita vjen në një moment kyç për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, sa i përket hapjes së grupkapitujve me Bashkimin Evropian.
Sipas njoftimit zyrtar të Kryeministrisë, ceremonia e mirëseardhjes për presidenten von der Leyen do të mbahet në orën 09:50 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në orën 10:00, bëhet e ditur se kreu i qeverisë dhe presidentja e KE-së do të zhvillojnë një takim kokë më kokë në ambientet e Kryeministrisë. Pas takimit dypalësh, do të mbahet një takim bilateral mes delegacioneve të të dyja palëve.
Në orën 11:15, kryeministri Edi Rama dhe presidentja Ursula von der Leyen do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri, ku pritet të japin detaje rreth temave të diskutuara.
“Kryeministri Edi Rama do të presë nesër, të hënën, 13 tetor, në orën 09:50, Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Ceremonia e mirëseardhjes do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në orën 10:00 do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes von der Leyen, i cili do të pasohet nga takimi bilateral mes dy delegacioneve.
Më pas, në orën 11:15, Kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri“, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Vizita e von der Leyenit vjen në një kohë kur Shqipëria po punon për të përmbushur kushtet e vendosura nga BE-ja për hapjen e kapitujve negociues.
Muajin e kaluar, në Bruksel në Konferencën e 6-të ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, (16 shtator) Shqipëria çeli 4 kapituj të grupkapitullit “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, duke e çuar në 24 numrin e grupkapitujve të hapur brenda 11 muajsh.
/rtsh.al/
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...