Presidenti i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e sotëm një foto-album nga pjesëmarrja e tij në Samitin e Procesit të Berlinit, që u mbajt dje në Londër.
“Mirëmëngjes dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama krahas fotove.
Në samit morën pjesë liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, me fokus në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e integrimit europian të rajonit./Arbresh.info
Tentoi udhëtonte me pasaportë të falsifikuar, arrestohet një...
Ndalohet një person për kontrabandë më mallra
Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik, konfisk...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona –...
Shoferi i dehur përplas turmën në festivalin e Luizianës, të...