Princ AlWaleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud, anëtar i Familjes Mbretërore të Arabisë Saudite, ka ardhur me jaht në portin e Durrësit, ne kuadër te një vizite që ai do të bëjë në Shqipëri.
Princ AlWaleed ka ardhur në Durrës me Yachtin e tij, Kingdom 5K, i shoqëruar nga një Yacht tjetër për stafin e tij. Gjatë qëndrimit në vendin tonë Princ AlWaleed, do të takohet më Presidentin Sh.T.Z. Ilir Meta, Kryeministrin Sh.T.Z. Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.
Princ AlWaleed, që ka shprehur interes për të investuar në Shqipëri, në takime do të diskutojë për mundësinë për të investuar në Shqipëri si dhe për projekte të tjera zhvillimore
Princ AlWaleed është nipi i Themeluesit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, mbretit të parë Abdulaziz, djali i vëllait të Mbretit aktual saudit, Salman, si dhe nipi i Riad Al Solh, themeluesit dhe Kryeministrit të parë të Libanit. Jahti i Princit Saudit ka hyre ne portin e Durrësit rreth orës 10 e 30. Ai është ankoruar në kalaten nr 4. /albeu.com

Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...