Princ Leka ka folur publikisht për herë të parë mbi divorcin me ish-bashkëshorten Elia Zaharinë dhe mbi videon e konfliktit që bëri bujë në media. Së fundmi, ai rrëfeu se ndarja ka qenë një proces i gjatë, me disa faza, dhe jo një vendim i menjëhershëm.
Kemi pasur një raport korrekt. Ndarja ka ardhur me faza të ndryshme: emocionale, distancim… Jetonim në të njëjtën shtëpi, por të larguar. Kam qëndruar vetëm me vajzën, por pa kontakt. Herë pas here shfaqeshim për mediat, si një kartolinë e bukur, por krejtësisht false. Më pas erdhi faza ligjore
Leka theksoi se mes tij dhe Elias nuk ka pasur tradhti, duke zbuluar se lidhjen me fotografe Blerta Celibashi ia kishte treguar Elisë përpara se të lidhej me të.
Nuk ka pasur tradhti. I kam thënë Elias, para se të përqafohesha me Blertën, që jam takuar me të. Me të gjithë këto strese, edhe Blerta ka qenë viktimë e sulmeve dhe narrativeve që nuk ishin reale– u shpreh ai.
Sa i përket videos së publikuar, ku shihej duke debatuar me Elian dhe babain e saj, Leka e cilësoi gabim vendimin për ta dorëzuar në polici.
E pranoj që gabova. Duhej ta mbaja për gjyqin, sepse ishte një goditje e drejtpërdrejtë. Kur ajo doli në publik, jam ndjerë i tradhtuar nga ata që ua kisha besuar. Unë e filmova nga frika se mos ndodhte diçka e sajuar. Vajza ime ishte aty, por shyqyr që është mirë. Nuk ka pasur dhunë, nuk e kam dhunuar kurrë Elian. Ka vetëm një viktimë në këtë mes dhe ajo është Geraldina, vajza ime e mrekullueshme– theksoi ai.
Princi shtoi se divorci u mbyll ligjërisht pa konflikte dhe se çështjet e pronësisë ishin rregulluar më herët, por ngjarjet e muajit mars dëmtuan imazhin e tij dhe të familjes mbretërore.
Ata që kanë qenë në dijeni të presioneve e dinë se nuk ka qenë një konflikt brenda familjes, por ka pasur edhe një dorë të jashtme
Drogë në bodrumin e një banese në Mitrovicë, pronari në kërk...
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...