Pas Paktit për Universitetin, Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë bërë publik projektin e Kampusit Universitar në Qytetin Studentin. Një projekt i hartuar nga një kompani e njohur italiane, pas një konkursi ndërkombëtar të zhvilluar në 2015.
Rama dhe Veliaj akuzojnë paraadhësit demokratë se janë bërë pengesë për realizimin e këtij projekti. Arsyeja e sinkronizuar që japin Kryeministri dhe Kryebashkiaku janë legalizimi i ndërtimeve pa leje brenda territorit të qytetit studenti.
Rama gjen rastin t’u ripërsërisë kundërshtarëve të Ligjit të Arsimit të Larte se ai nuk preket. Jo të paktën derisa argumentet që ata sjellin, sipas tij, të jenë bindëse. Dhe si në të gjitha takimet e fundit, të zhvilluara si pjesë e dialogut me studentët, nuk ka munguar përplasja e Kryeministrit me një prej tyre.
Projekti i Kampusit Universitar parashikon rindërtimin e godinave ekzistuese që ka nisur tashme, si dhe ndërtimin e 11 godinave të reja, një mense, terrene sportive, si dhe një biblioteke më të madhe. Rama premton se realizimi projektit do të mundësohet brenda mandatit të ardhshëm të Kryebashkiakut të Tiranës./TVKlan
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...