Kreu i shtetit, Ilir Meta, takoi sot drejtuesin e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu.
“Zhvillova sot një takim me Kryetarin e sapozgjedhur të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, me rastin e fillimit të ushtrimit të detyrës prej tij.
Duke i uruar suksese, e inkurajova që veprimtaria e KLSH të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar politikisht.
Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë kushtetues i kontrollit ekonomik dhe financiar dhe veprimtaria e këtij institucioni duhet të shërbejë veç të tjerave edhe në rritjen e përgjegjshmërisë së çdo institucioni publik në menaxhimin e pasurisë publike, pa asnjë dallim, duke nisur nga Institucioni i Presidentit të Republikës.
Është tepër e rëndësishme që KLSH t`i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi,” shkruan Meta.
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...
SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend ...