Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2021, një draft i cilësuar prej tij si jo realist dhe që nuk mbështet parashikimet e rritjes ekonomike.
Në thelb të argumenteve të kreut të shtetit, thuhet se buxheti i vitit të ardhshëm nuk parashikon fonde të mjaftueshme për të përballuar pandeminë Covid-19 dhe as mbështetje për bizneset apo individët që kanë humbur vendet e punës për shkak të krizës.
Ndër të tjera, presidenti Meta në dokumentin e kthyer argumenton se qeveria nuk ka një plan të qartë për të ulur nivelin e borxhit publik, që sipas tij paraqet një risk të madh për ekonominë e vendit.
Një ndër arsyet e kthimit evidenton kreu i shtetit është se nuk janë marrë parasysh rekomandimet e institucione ndërkombëtare për të mos zgjeruar projektet e Partneriteti Publik Privat, teksa shqetësime ngre edhe mbi detyrimet e prapambetura.
Ndërkohë, problematike cilësohet edhe Korporata e Investimeve, pasi sipas argumenteve të kreut të shtetit vënia në funksion e saj do të sjellë rreziqe të reja fiskale për ekonominë e vendit./TCH
Babë e bir që terrorizuan Bondin, planifikuan sulmin për shu...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vodhën para në një lokal në ...
Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rr...
Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat pë...
Gjenerali i lartë rus vritet në një shpërthim në Moskë
Tentim vrasje në Gjakovë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngja...