Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi. Kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin e Sandër Lleshit nga detyra si ministër i Brendshëm, e gjithashtu shkarkimin e Çuçit nga ministria e Bujqësisë.
Një ditë më parë, Kreu i Shtetit, Ilir Meta tha së ishte njohur nga mediat për ministrat e rinj dhe do të përgjigjej sa më shpejt me dekret. Ndryshimet në qeveri, erdhën pas vrasjes së 25-vjecari Klodian Rasha nga efektivi i policisë, në rrugicën pranë banesës së tij, si edhe protestat që pasuan ngjarjen. Kryeministri Rama njoftoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa një ditë më parë njoftoi emrat e rinj në kabinetin qeveritar që ai drejton./ Arbresh.info/
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...