Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka takuar emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor në New York, Gabriel Escobar.
Begaj përmes një postimi në Facebook shkruan se Shqipëria është shtet aleat i SHBA-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor që i kontribuon paqes së përbashkët.
“Kënaqësi të takohesha me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Eskobar. Shqipëria mbetet një aleate e fortë dhe e besueshme e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar aktivisht në sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Partneriteti ynë strategjik është i rrënjosur në angazhimin tonë të përbashkët për paqen, demokracinë dhe prosperitetin e ndërsjellë”, ka shkruar Begaj./Arbresh.info/
Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...
Sulm me dron në një zonë me naftë në Emiratet e Bashkuara
Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner k...