Në një intervistë dhënë për televizionin A2 News, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar konfliktin e krijuar mes autoriteteve qendrore dhe vendore me banorët e Unazës së Re, banesat e të cilëve janë parashikuar të prishen.
Kreu i Shtetit ka thënë se po e ndjek me vëmendje situatën duke theksuar se “veprat publike duhet të realizohen në mënyrën më transparente dhe më ligjore, por sigurisht që edhe qytetarët, të cilët preken, duhet të marrin një zgjidhje të drejtë, gjithmonë në përputhje me ligjin dhe me Kushtetutën”.
Meta zbuloi se i ka kërkuar përpara disa javësh ARRSH-së që ta informojë për projektin dhe vetëm këtë të enjte iu vunë në dispozicion materialet e kërkuara. “Do të na duhet të kemi të gjithë informacionin për të bërë një vlerësim më të plotë lidhur me transparencën e këtij projekti, lidhur edhe me përgjegjshmërinë për t’i dhënë një zgjidhje të drejtë” – tha Meta që shtoi:
“E gjithë atmosfera, me thënë të drejtën, mua nuk më pëlqen. Në kuptimin e një përpjekjeje për të imponuar një situatë konfliktuale, në vend të përpjekjeve për një dialog të qetë e të durueshëm
Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ndihmojë në kontrollimin...
Al mund të parashikojë personalitetin tuaj nga historiku i b...
A është e pranueshme të dalësh me ish-partnerin e shoqes?
Xheneta Fetahu e paralajmëron Gjestin: Nuk është nevoja t...
Konkurrentja e Ferma VIP: Nuk dua të martohem më, ditën e da...
Kryenegociatori Zulfaj po merr pjesë në takimin joformal të ...