Presidenca ka publikuar sot listën e kandidatëve që kanë aplikuar për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese, e cila është krijuar pas mbarimit të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja.
Njoftimi vjen pas përfundimit të afatit të aplikimeve, në vijim të procedurës së hapur me Dekretin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj me cilësinë e organit të emërtesës, dhe me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese në datën 25 prill 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, për këtë vakancë kanë shprehur interes 10 kandidatë:
Alaudin Malaj
Alban Toro
Alma Faskaj Vokopola
Arta Vorpsi
Brunilda Bara
Genci Gjonçaj
Jordan Daci
Lulzim Hamitaj
Naureda Llagami
Roland Ilia
Procedura vijon me verifikimet sipas ligjit nga institucionet përkatëse, përpara se të bëhet përzgjedhja dhe emërimi i gjyqtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos