Në ditën ndërkombëtare të Autizmit, Presidenca e Shqipërisë u ndriçua sot me ngjyrën simbol të ndërgjegjësimit për personat me autizëm.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj bëri apel për më shumë ndihmë dhe mbështetje ndaj personave me autizëm për gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta.
Kreu i Shtetit u shpreh se nevojitet më shumë dialog dhe bashkërendim i punës së institucioneve përgjegjëse për politika që i ndihmojnë ata.
Begaj theksoi, gjithashtu, se shoqëria duhet të mbështesë më shumë prindërit e fëmijëve me autizëm për të hequr pengesat që hasin, si dhe për të krijuar një mjedis pranues e pozitiv, ku ndihma të jetë fokusi kryesor.
Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë iu bashkua këtë 2 prill institucioneve në mbarë botën që ndriçohen me blu, ngjyrën simbol të kësaj ditë ndërgjegjësuese./A2cnn
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon