Pas shumë orësh pune, ekspertët e kompanisë EOD (Struktura speciale për eliminimin e materialeve të rrezikshme), të batalionit xhenier në Komandën Mbështetëse në Forcat e Armatosura, kanë bërë të mundur heqjen dhe transportimin e bombës së aviacionit, e përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Bomba, që mendohet se peshon rreth 250 kg është gjetur në fshatin Frakull e Madhe.
Ka qenë një fermer i Frakullës së Madhe, i cili duke punuar tokën ka konstatuar prezencën e materialit në parcelën e tij.
Menjëherë pas kërkesës së bërë nga Prefektura e Fierit, Ministria e Mbrojtjes dërgoi në terren grupin e ekspertëve EOD, të cilët konform rregullave dhe protokollit të sigurisë morën masa për sigurimin e vendit, punuan për nxjerrjen e bombës dhe bënë të mundur transportimin e saj drejt poligonit ku do të asgjësohet.
Asgjësimi bëhet në zona të përcaktuara për këtë funksion nga Forcat e Armatosura, larg zonave të banuara dhe nën masa sigurie të larta./tch

Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...