Janë rritur tensionet në Kuvendin e Shqipërisë pas replikave të deputetit të PD-së Asllan Dogjani me Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Dogjani i është afruar me tone të larta dhe nuk kanë munguar shprehjet “rrugaç” e “budall”, por Garda ka ndërhyrë duke shmangur përplasjen fizike mes tyre.
Më parë Dogjani denoncoi Beqajn se ka pasur një komunikim në “Facebook” me një zonjë e cila i kërkonte t’i mundësonte një aparat tre euro për të bijën, ndërkohë që ministri tallej.
Pjesë e replikave është bërë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili duke folur nga vendi i drejtohet Ruçit: “Me këtë budalla që keni, hiqeni nga seanca këtë budall”.
Dogjani tha se Beqaj ka vendosur diktaturën në spitale, duke kërcënuar çdo mjek dhe infermier që guxon të thotë të vërtetën. Ndërkohë ministri Beqaj hodhi poshtë akuzat duke i kërkuar Dogjanit të distancohet politikisht.
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet për posedim të ...
Dogana sekuestron 237 mijë pako të paligjshme për ambalazhim...
Mediat serbe raportojnë për takim të mundshëm Kosovë–Serbi s...
Dy mjekë të ORL-së në Spitalin e Mitrovicës realizuan mbi 40...
Witkoff: Nuk jemi në bisedime me Iranin
“S’dua të jetë me të por me mua”, Alba xhelozon ndaj Dolces ...