Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të premte një 49-vjeçar, i cili akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike në Kosovë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 69”, është arrestuar Oltion Shehu, 49 vjeç, i lindur në Tepelenë, shkruan Euronews.al
Sipas raportimeve, 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, në muajin shkurt 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”.
Ndërkohë, Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit.
CNN: Mijëra njerëz janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fill...
Faza play off e Kupës së Botës/ Kombëtarja zhvillon stërvitj...
Motori i Wolt-it godet gruan në zebra, ajo përfundon në spit...
Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, Ram...
Kurti pret ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi Kosovë–...
Irani mohon bisedimet me SHBA-në