Policia Kufitare e Korçës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë kanë përfunduar operacionin antikontrabandë të koduar “Matrikulli” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i:
Avdyl Spaho, 51 vjeç,
Klaudjo Spaho, 24 vjeç, (at e bir) të dy banues në Bilisht
Martin Dulo, 30 vjeç, banues në fshatin Rakickë-Devoll.
Arrestimi i tyre u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë operative.
Këta persona në bashkëpunim mes tyre u kapën në flagrancë në drejtim të piramidës numër 13 mbi fshatin Rakickë-Devoll, duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe kontrabanduar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, 82 (tetëdhjetë e dy) krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Greqi nga këta persona.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...