Një grua e shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në prangat e policisë kufitare në Muriqan, me qëllim ekstradimi.
Olivera Pavloviç, 42 vjeçe, banuese në Vranjë, Serbi, u arrestua pasditen e kësaj të hëne.
Ndalimi i saj u bë pasi në dalje të Shqipërisë, u kap nga policia kufitare e Muriqanit, Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ajo është shpallur në kërkim më 12 tetor nga Interpol Beogradi, pasi Gjykata e Vranjës, Serbi, në maj të vitit 2015, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Trafikim i qenieve njerëzore”, transmeton top channel.
Për veprime të mëtejshme në pritje të ekstradimit, materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump