Në 30 vitet e ardhshme popullsia e Shqipërisë parashikohet të arrijë në 2 milionë. Është ky projeksioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ecurinë e popullsisë në botë, që e rendit Shqipërinë ndër 5 vendet më të rrezikuara për rënien e popullsisë deri në vitin 2054.
Sipas skenarit të projeksionit mesatar të Kombeve të Bashkuara, numri i njerëzve që jetojnë në vendet si Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Lituania, Porto Riko dhe Republika e Moldavisë parashikohet të bjerë me 14 për qind në 30 vitet e ardhshme.
Bazuar në situatën reale të viteve të fundit ku fluksi i shpërnguljeve të shqiptarëve ka qenë i lartë në drejtim të vendeve të Europës, emigracioni renditet si një ndër shkaqet kryesore. Pashtu ndër shkaqet e përmendura është edhe rënia e lindjeve.
Rënia e popullsisë u reflektua edhe në të dhënat e fundit të Censit 2023, ku popullsia e Shqipërisë ka zbritur në 2.4 milionë banorë, 17 përqind me pak krahasuar me vitin 2011.
“Rënia e shpejtë e popullsisë në disa kontekste mund të shkaktojë sfidë, që kërkon përgjigje inovative të politikave për të adresuar potencialin makroekonomik, tregun e punës, mbrojtjen sociale dhe pasojat e sigurisë kombëtare- thuhet në raportin e Organizatës se Kombeve të Bashkuara./rtsh.al/
“Travel and Tour World”: Bumi turistik i Përmetit, dyfishim ...
Policia në Shqipëri nis hetimet për dhunën në protestën e 7 ...
Zhvlerësimi i euros, Banka e Shqipërisë: Do ulim përdorimin ...
Arteta rikthen interesimin për top sulmuesin
Begaj: Anëtarësimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në ...
Kompania japoneze do të investojë 500 milionë dollarë në Ope...