Kryeministri Edi Rama e tërhoqi këtë të premte kandidatin e PS nga zgjedhjet e Kavajës me argumentin se PD ishte bërë gati për përlasje fizike, por një mendimi të tillë nuk i bashkohet Genc Pollo,i cili shprehet se opozita nuk po tregon muskujt.
I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxiun” në News24, deputeti i vjetër i PD-së Pollo, shpreson për zgjidhjen e krizës përmes dialogut dhe jo dhunës.
“Të ulen, të jenë të arsyeshëm se edhe shumë kohë nuk ka. PD nuk po tregon muskujt”,- tha Pollo.
I pyetur nëse do të ishte dakord për një qeveri teknike me Ramën kryeministër, Pollo thotë se nuk do ta dëshironte një gjë të tillë.
“Negociatat duhet të përmbushin dy kushte një qeveri pa kryekanabizuesin e vendit dhe zgjedhje të lira e të ndershme”.
Duke u ndalur tek mbledhja e fundit e grupit të PD-së, deputeti demokrat tha se të gjithë ishin të një mendje sa i takon ofertës së Ramës.
“Të gjithë konvertuan që 4 ministra të propozuar nga Rama në kushtet ku jemi nuk të jep garanci që s’do kemi probleme. Skenaret me mospjesëmarrje janë shqetësuese. Kriza të zgjidhet me dialog, aq më mirë me marrëveshje”,- shtoi ai.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...