Policia e Krujës ka dhënë detajet e reja për mjetin e djegur plotësisht që u gjet sot në fshatin Gramëz, Krujë, dhe që dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale.
Mësohet se dy ditë më parë, në Komisariatin e Policisë Lushnje ka bërë kallëzim shtetasi A.T. se i kanë vjedhur mjetin tip Benz me targa AA 399 DG. E ky mjet sot është gjetur i djegur.
Makina është gjetur mëngjesin e sotëm dhe dyshohet se ajo mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale.
Dyshohet se makina mund të jetë përdorur nga atentatorët qe lanë të vdekur ne vend me 4 plumba 28-vjecarit Mario Majollari mbrëmë në zonën e Kinostudios në Tiranë./lapsi

Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...